Norris - Sainz - Russell në tri pozitat e para: Gara për Çmimin e Madh të Sochit drejtpërdrejt në Artmotion

Norris – Sainz – Russell në tri pozitat e para: Gara për Çmimin e Madh të Sochit drejtpërdrejt në Artmotion

NULL NULL
nga Engjëll Bërbatovci 4 weeks më parë

14:00                                GARA – E DIEL                           ART SPORT 4

Pas kualifikimeve dramatike në Sochi të Rusisë ku Lando Norris arriti të jetë në “Pole Position” për herë të parë në karrierën e tij gara për Çmimin e Madh të Rusisë do të jetë po aq interesante se kualifikueset.

Me McLaren që po vijnë në këtë shteg pas fitores në Itali, Norris do të niset para Carlos Sainz që po ashtu ka arritur pozicionin më të mirë në karrierën e tij (vendi i dytë), teksa në shkallën më të ulët të podiumit do të jetë ngasësi i ardhshëm i Mercedesit, tashmë anëtar i Williams, George Rusell.

Në shtegun 5.8 kilometërsh, shtatë herë kampioni i Formula 1 Lewis Hamilton do të niset nga vendi i katërt, ndërsa holandezi Max Verstappen për shkak se ka ndërruar motorin e katërt në këtë vit, dhe nga FIA lejohet vetëm tre motorë të zëvendësohen brenda sezonit, lideri i kampionatit do të niset nga vendi i fundit.

Gara e GP Sochit fillon në orën 14:00 dhe transmetohet drejtpërdrejt në kanalin Art Sport 4. Në komentim do të jetë Blerand Hasanaj.