Norrie fiton ndaj Alcaraz në finalen e “Rio Open” NULL NULL nga Shpend Spahija 27.02.2023 09:48 nga Shpend Spahija 27.02.2023 09:48 Carlos Alcaraz ndonëse e filloi mirë finalen e “Rio Open”, në fund e humbi atë nga Cameron Norrie. Spanjolli fitoi në setin e parë ndaj britanikut, duke e mposhtur me shifrat 7-5, brenda 59 minutave. Dueli i fortë në mes dy tenistëve vazhdoi edhe në dy setet në vazhdim, ku më i mirë doli Norrie. Ky i fundit fitoi setin e dytë me shifrat 4-6 për 48 minuta, ndërsa të dytin 5-7 për 56 minuta. Norrie u bë tenisti i parë nga Britania e Madhe që merr pjesë në garat individuale të “Rio Open” në Brazil, duke e shënuar atë me titull. Për 27 vjeçarin ky është trofeu më i rëndësishëm në fushën me dhe, duke mposhtur Alcaraz nga i cili vetëm një javë më parë kishte pësuar në finalen e “Buenos Aires Open” të Argjentinës. Kjo ishte hera e parë nga viti 2016, që dy tenistë të njejtë ballafaqohen për një javë në dy finale të ndryshme, pas duelit Andy Murray-Novak Djokovic. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.