Nolito mund të rikthehet në Barcelona - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Nolito mund të rikthehet në Barcelona

NULL NULL
11/11/2015

Barcelona është e hapur që të nënshkruajë kontrata të reja në Janar, dhe Nolito ka një mundësi të mirë që Nolito (Manuel Agudo Durán) t’i bashkohet këtij ekipi sipas drejtorit Robert Fernandez.

Sulmuesi i Celta Vigo’s, Nolito, ka mundësi t’i bashkohet Barcelonës e cila po e kryeson La Ligën duke e prirë tabelën me tri pikë epërsi.

Drejtori Fernandez dhe trajneri Luis Enrique, ende kanë kohë që të bëjnë përzgjedhjen e lojtarëve të rinj që do t’i bashkohen Barcelonës në fillim të vitit të ardhshëm.

“Përfshirja e lojtarëve është një dritare që mbetet e hapur”, ka thënë Rodriguez, shkruan goal.com, transmeton Klan Kosova.

Nolito mbetet emri kryesor me të cilin pritet që Barcelona të nënshkruajë një kontratë të re.

“Ai është lojtar shumë i mirë, por mbetemi të hapur karshi opsioneve tjera”, ka thënë Rodriguez.

nolito-cropped_6fesjvmx78jn1bx10h6fz02lj