11:00, 21 Janar 2020

Reperi i njohur nga Shqipëria, Noizy, ka publikuar projektin e parë për këtë vit.

Ashtu siç edhe e paralajmëroi kënga mban emrin “Rapstar”, e cila është finalizuar edhe me videoklip, njofton Klan Kosova.

Luksi, makinat e shtrenjta dhe stili i veçantë i veshjes janë të pranishme edhe në këtë videoklip të Rigels Rajkut.

Muzika e këtij projekti është punuar nga Elgit Doda, ndërsa videoklipi po ashtu është i realizuar në mënyrë në disa vende të ndryshme, përfshirë edhe mbrëmjet muzikore të reperit.

Projekti tanimë gjendet edhe në kanalin zyrtar të Noizyt në YouTube dhe veçse ka kaluar shifrën e një milion klikimeve.

https://www.youtube.com/watch?v=HD0-tyh2BfE&feature=emb_title

Konkurs Pune

Lexo më shumë