11:20, 10 Tetor 2019

Vitin e kaluar, Akademia Suedeze që jep Nobelin e Letërsisë u copëtua nga një skandal i ngacmimit seksual që nxori në shesh konfliktet e thella midis 18 anëtarëve të saj. Për herë të parë në 70 vjet, pa një kuorum për të marrë vendime kryesore, ajo e shtyu Nobelin 2018 për një vit.

Si rezultat, dy laureatë të letërsisë do të shpallen këtë vit, një për vitin 2018 dhe një për vitin 2019, njofton Klan Kosova.

Madelaine Levy, kritike letrare në të përditshmen suedeze Svenska Dagbladet, tha se ekzistonte megjithatë një rrezik që laureatët e zgjedhur mund ta heqin çmimin, nëse e konsiderojnë atë të dëmtuar nga skandali.

Akademia ka kaluar vitin duke u përpjekur të adresojë çështjet dhe të rivendosë nderin e saj dhe për këtë arsye shihet se po drejtohet nga polemikat në zgjedhjet e saj.

Jean-Claude Arnault, burri i një anëtareje të Akademisë Suedeze, Katarina Frostenson, u akuzua për abuzim seksual serial dhe shfrytëzim. Për më tepër, Frostenson u akuzua se i siguroi Arnault emrat e shtatë laureatëve Nobel; Arnault u zbulua më vonë se kishte lëshuar emrat, duke rezultuar në baste të konsiderueshme të vendosura mbi fituesit eventualë. Skandali e mbyti Akademinë dhe çfarëdo reforme që planifikoi të bënte. Arnault tani po vuan dënimin me dy vjet burgim për përdhunim. Frostenson u hoq nga Akademia.

Shanset e shkrimtarëve për të fituar çmimin

Sipas kritikëve të pyetur nga AFP shkrimtarët që kanë bërë zhurmë përfshijnë Olga Tokarczuk nga Polonia, Ngugi Wa Thiong’o nga Kenia, Joyce Carol Oates nga SHBA dhe japonezi Haruki Murakami.

Edhe shkrimtari i njohur i letrave shqipe Ismail Kadare hyn në këtë grup. Ai disa herë ka qenë në listën e shkrimtarëve të mundshëm për të fituar çmimin prestigjioz dhe në disa raste ka qenë edhe favorit.

Në vitin 2017 Nobelin për Letërsi e mori Kazuo Ishiguro.

Sipas uebfaqes së famshme britanike Nicer Odds, poetja dhe eseistja kanadeze Anne Carson është favoritja më e mirë e këtij viti, megjithëse si favorit shihet edhe shkrimtari i preferuar i të gjithëve George R. R. Martin.

Por a do të marrë fund pritja e padurueshme e Milan Kunderas? A do të bëhet Salla e Koncerteve e Stokholmit një pallat ëndrrash për Ismail Kadarenë? Do ta zbulojmë sot.

Konkurs Pune

Lexo më shumë