NLB Banka: Sponsor i artë i Federatës së Xhudos në Kosovë NULL NULL 21.02.2023 19:31 21.02.2023 19:31 Në kuadër të mbështetjes së vazhdueshme që Banka bën në fushën e sportit, sot, në Qendrën Nacionale të Xhudos në qytetin e Pejës, aty ku filloi rrugëtimi i sukseseve të panumërta të vendit tonë në Xhudo, u nënshkrua marrëveshja për sponsorimin e Federatës së Xhudos së Kosovës. “Është nder dhe privilegj i veçantë që jemi sot në mesin e këtyre xhudistëve të jashtëzakonshëm të cilët me suksesin e tyre kanë ngritur emrin e Kosovës në një nivel të paparashikueshëm për ne dhe na kanë bërë shumë krenar. Ne besojmë në vendin tonë dhe potencialet tuaja, prandaj do të qëndrojmë pranë jush si Federata më e suksesshme jo vetëm në Kosovë por edhe më gjerë” u shpreh z. Albert Lumezi, Kryetar i Bordit Udhëheqës të Bankës. Në anën tjetër z. Agron Kuka, Kryetar i Federatës së Xhudos në Kosovë, u shpreh falënderues për këtë mbështetje që NLB Banka i jep Federatës. “Falënderojmë përzemërsisht Bankën më të suksesshme në Kosovë, NLB Banka, që këtë vit do të jetë përkrah nesh në rrugëtimin tonë drejt medaljeve dhe sukseseve të ardhshme si sponsor i artë”. Ky sponsorim është pjesë e angazhimit të Bankës për të ndihmuar komunitetin ku veprojmë, për të mbështetur dhe promovuar xhudon në nivel më të lartë. NLB Banka do të vazhdoj mbështetjen për aktivitete sportive edhe në të ardhmen si pjesë thelbësore e përgjegjësisë sociale. *Ky artikull është i sponsorizuar *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Europa League: Unitedi e Tottenhami barazojnë në ndeshjet e para çerekfinale, humb Lazio 10/04/2025