13:40, 18 Mars 2020

Ekipet mjekësore shpëtojnë jetë çdo ditë. Mjekët, infermierët dhe personeli në spitale po përballen në baza ditore me gjendjen e rëndë të shkaktuar nga coronavirus COVID-19 që po përhapet edhe në Kosovë.

Kushtet me të cilat po përballen dhe sakrifica e tyre është aryseja që NLB Banka sot dhuroi 10 aparatë për prodhimin e oksigjenit për Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës SHSKUK duke kontribuar kështu në lehtësimin e kësaj gjendje emergjente për shëndetin publik.

Kryetari i Bordit Udhëheqës të NLB Bankës në Prishtinë, Albert Lumezi tha: “Si Bankë, e kemi për mision të jemi përgjegjës ndaj shoqërisë dhe të kontribuojmë në përmirësimin e cilësisë së jetës. Prandaj, ky donacion besojmë se është i nevojshëm në këto momente të vështira. Gjendemi para një periudhë stresuese por së bashku do ta kalojmë. Ne kemi nevojë për njëri tjetrin, andaj ju bëj thirrje të jemi sa më solidar në këto momente”.

Konkurs Pune

Lexo më shumë