Njohja reciproke Kosovë - Serbi, me këtë proces duhet të merren edhe Trump, Merkel e Macron - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Njohja reciproke Kosovë – Serbi, me këtë proces duhet të merren edhe Trump, Merkel e Macron

NULL NULL
12/04/2018

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova dhe Serbia nuk mund ta njohin njëra-tjetrën, pa u merr me këtë çështje edhe Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel dhe Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, njofton Klan Kosova.

“Për fazën finale të dialogut atë të njohjes reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duhet të kenë kohë të merren dhe Trump, Merkel dhe Macron”, ka thënë Haradinaj në “Fol Hapur” të organizuar nga Lëvizja FOL.

“Ndryshe nuk mund të ndodhë faza finale – megjithatë ne jemi duke punuar në këtë drejtim dhe jemi duke e përgatitur një dokument bazë që do ta dërgojmë në Kuvend”.

“Mendoj se Kosova duhet të hyjë në fazën finale të dialogut dhe se nuk duhet të ketë frik nga kjo situatë”.

“Unë këtë fazë e kam kërkuar edhe në Bruksel – atje më kanë thënë se ju e sjellni këtë hapë të madh duke i imlementuar marrëveshjet e arritura”.

Haradinaj, gjatë diskutimit ka thënë se “shumë mirë që Presidenti e udhëheqë agjendën, sepse ai nuk ka shumë punë, kur shkon në mëngjes në zyrë, ai kërkon çka të punojë  – për dallim nga unë që duhet ta shikoj se çka pret që mos të merrem me të”.

klankosova.tv