Njihuni me serinë e re të Porsche 911 (VIDEO) NULL NULL 28.11.2018 15:50 28.11.2018 15:50 Gjiganti gjerman i prodhimit të veturave Porsche po ju prezanton me serinë e re të saj 911. Karakteristikat e kësaj makine janë përmirësuar tej mase. Me disa kilogramë më pak në shasi 911 bëhet edhe më i sigurt sidomos gjatë motit të keq dhe me shi, kur rrugët janë të lagura dhe të rrëshqitshme, shkruan blick.ch, përcjellë Klan Kosova. Në vazhdim po ju sjellim disa karakteristika të Porsche 911. Siguri në mot me shi Kjo makinë është prodhim i parë që ka sistemin “WET MODE” që mundëson kontrollimin e veturës më mirë edhe kur ka shumë shi dhe gomat janë shumë të lagura. Poashtu kjo mundëson edhe paralajmërimin kur gomat janë të mbushura me ujë. Paralajmërimet vijnë nga censorët ABS dhe ESP. Fuqia e makinës qëndron tek gomat e përparme. Evoluim në serinë e re Në përgjithësi Porsche 911 mbetet besnik në dukjen e vet. Prodhuesi ka synuar një evoluim në vend të revolucionit. Pneumatik më të zgjeruar dhe goma më të mëdha. Një bokser gjashtëcilindërsh Quhet “boxer” gjashtë cilindërsh. Çmimet e Porsche ndryshojnë në bazë të serive. Carrera S fillon me një çmim prej 146.000 euro, Carrera 4s ka një çmim 150.000 euro. Porsche 911 e re do të dal në shitje në mars 2019. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.