Njëvjetori i Qeverisë Haradinaj, mes kritikave dhe lëvdatave NULL NULL 10.09.2018 08:26 10.09.2018 08:26 Qeveria e Kosovës të dielën ka shënuar njëvjetorin e votimit nga Kuvendi i Republikës së Kosovës. Puna njëvjeçare e saj është vlerësuar në mënyrë të ndryshme nga njohësit e rrethanave politike. Politologu Belul Beqaj ka thënë për gazetën “Epoka e Re” se gjatë kësaj qeverisje kanë ndodhur aventurat më të rrezikshme brenda dhe jashtë Kosovës. Sipas tij, suksesi më i madh i Qeverisë është paralizimi i opozitës. “Pas Pavarësisë së Kosovës e konsideroj se ky është viti ku kanë ndodhur aventurat më të rrezikshme brenda dhe jashtë Kosovës. Suksesi më i madh i kësaj Qeverie është paralizimi i opozitës, ndërsa dështimi më i madh është paaftësia që ta gllabërojë së paku gjysmën e buxhetit për vete”. Ndërsa analisti politik Behxhet Shala ka thënë për “Epokën e Re” se Qeveria Haradinaj s’ka mundur të bëjë më shumë meqë është ballafaquar me presion nga të gjitha anët. “Qeveria Haradinaj nuk mund të bëjë asgjë më tepër sepse nuk ka përkrahje. Kjo Qeveri që i ka 61 vota dhe varet nga Lista Serbe nuk ka mundur të bëjë më tepër sepse në vazhdimësi është ballafaquar me presionin e Listës Serbe dhe të opozitës”. “Është vazhdim i qeverive të tjera dhe nuk ka ndonjë dështim të madh sikur që nuk ka pasur ndonjë punë të madhe sepse nuk ka pasur hapësirë për të punuar. Mendoj se kjo Qeveri po të kishte bashkëpunim të mirë me opozitën dhe ta përjashtonte nga loja Listën Serbe, puna e saj do të ishte më e mirë në të gjitha drejtimet”. Shala e ka quajtur sukses të kësaj Qeverie zgjidhjen e demarkacionit me Malin e Zi dhe procesin e liberalizimit të vizave. “I ka bërë disa lëvizje që tjerët nuk i kanë bërë. Për shembull, e ka çuar përpara procesin e demarkacionit me Malin e Zi dhe e ka ofruar edhe një hap procesin e liberalizimit të vizave. Pastaj ka rregulluar çështjen e viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës. Dhe, së fundi, ka marrë iniciativën për pastrimin e Kosovës”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 43 minuta më parë
Kosova Tahiri e Gashi lëshojnë sallën ku po mbahej mbledhja e Kryesisë, kjo është arsyeja 58 minuta më parë