Njeriu më i vjetër i botës, 120 vjeçarja nga Rusia (FOTO) NULL NULL 30.05.2016 11:04 30.05.2016 11:04 Një stërgjyshe, mund të jetë njeriu më i vjetër në botës, pasi që siç u ka thënë zyrtarëve, ajo tashmë e ka kaluar ditëlindjen e 120-të. Ajo quhet Tanzilya Bisembeyeva, dhe është nga fshati i quajtur Alcha, që ndodhet në regjionin e Astrakhanit në jug të Rusisë. Gjyshja e vjetër, thotë të ketë lindur në vitin 1896, dhe nëse viti që ajo e deklaron është i saktë, ajo e then rekordin botëror të jetëgjatësisë të regjistruar në librin e Guinness’it, për shkak se deri më tani e mbante Italianja Emma Morano, e cila është e lindur në vitin 1899. Familja e saj, thonë se ajo i ka mbijetuar Revolucionit Rus, Luftës së Parë Botërore dhe Luftës së dytë botërore dhe ka pasur dy burra. Sipas gazetës Moscow Times, ajo ka jetuar në këtë regjion gjatë tërë jetës së saj, pavarësisht faktit se ka punuar në fusha për 60-të vjet, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kuriozitete 'Venusi i Kolobrzegut' - figurina 6 mijë vjeçare e zbuluar në Pomerania i emocionon shkencëtarët 6 days
Kuriozitete Pse disa mace bëhen shoqëruese llafazane, ndërsa të tjerat duken më të rezervuara? 7 days