15:39, 27 Shkurt 2019

Helsiniki, 27 shkurt – Këshilli i Evropës u ka bërë thirrje qeverive ta vënë në krye të agjendave të tyre politike ndikimin e inteligjencës artificiale në të drejtat e njeriut, demokraci dhe sundim të ligjit.

Ky apel është edhe konkludimi i parë nga 12 sa u nxorën krejt, pas një trajtimi rrënjësor që iu bë kësaj çështje, në një konferencë të madhe të organizuar nga KE dhe Ministria e Jashtme e Finlandës, në Helsinki.

“Inteligjenca artificiale ndikon, pozitivisht dhe negativisht në ushtrimin e të drejtave të njeriut, funksionimin e shoqërive demokratike dhe sundimit të ligjit. Kjo kërkon përgjigje të menjëhershme e gjithëpërfshirëse dhe duhet të jetë në majë të agjendave politike të qeverive”, thuhet në pikën e parë të deklaratës që u nxor të mërkurën.

Më tutje u bëhet thirrje shteteve por edhe hisedarëve tjerë të koordinojnë përpjekjet që inteligjenca artificiale/revolucioni teknologjik të zhvillohet duke patur në qendër të qëllimit të saj të mirat për njerëzit dhe shoqëritë.

“Vetëdija publike për rreziqet/benefitet potenciale të IA-së duhet të rritet dhe është më se e domosdoshme të zhvillohen aftësi të reja. Besimi publik në ambientin informativ dhe aplikacionet e IA-së duhet të forcohet”, thuhet në pikën 7.

Po ashtu, u nxor edhe konkludimi se të gjitha proceset e automatizuara duhet të disejnohen në atë mënyrë, që të jenë të mbikëqyrura dhe të kontrolluara nga njeriu. Një pikë interesante është edhe ajo që ka të bëjë me barazinë para ligjit, për të cilën kërkohet të mos varet nga kalkulimet e algoritmeve.

“Pajisjet e inteligjencës informative duhet të mbështesin gjyqtarët, por përmbajtja e ligjeve dhe kornizat e sistemeve legale të shoqërive demokratike duhet të menaxhohen/qeverisen në mënyrë autoritative vetëm nga njerëzit”, thuhet në pikën 10.

Këto 12 konkluzione u nxorën pas dy ditë diskutimesh në konferencën “Ta qeverisës ndryshuesin e lojës-ndikimi i zhvillimeve të inteligjencës artificiale në të drejtat e njeriut, demokraci dhe sundim të ligjit”, organizuar nga Këshilli i Evropës dhe Ministria e Punëve të Jashtme të Finlandës.

Ky shtet kryeson presidencën e radhës të Komitetit të Ministrave të KE-së. Një ekip i Klan Kosovës e ndoqi atë, me ftesë të ministrisë së Jashtme të Finlandës/ambasadës finlandeze në Prishtinë./klankosova.tv/.

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë