Njëri e theri me thikë e tjetri i ndihmoi ta fsheh veprën, aktakuzë ndaj dy personave NULL NULL 30.06.2025 13:20 30.06.2025 13:20 Prokuroria Themelore në Prizren Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit E.K., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprën penale “Vrasja në tentativë”, dhe B.H., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprën penale “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”. Sipas aktakuzës, i pandehuri E.K., me datë 24.03.2024, rreth orës 02:40 min, në rrugën ‘’Gazmend Zajmi’’ në Prizren, me dashje tenton ta privojë nga jeta të dëmtuarin I.B., në atë mënyrë që rastësisht takohen me të dëmtuarin në një furrë buke në rrugën “Rifat Ukimeri” në Prizren, dhe aty si pasojë e një mosmarrëveshjeje të mëparshme, të njëjtit shahen dhe fjalosen, e në momentin kur fillojnë të shtyhen fizikisht, ndërhynë për t’i ndarë dëshmitari V.L., (pronari i furrës) dhe i pandehuri i dytë B.H., me ç’rast arrijnë t’i ndajnë dhe t’i nxjerrin jashtë lokalit. Më pas dy të pandehurit, largohen me automjetin e tyre, dhe nisen në drejtim të rrugës “Gazmend Zajmi”, ku nga pas u vihet i dëmtuari I.B., me veturën e tij, e në udhëkryqin e rrugës, i dëmtuari u del përpara me veturë, në atë moment i pandehuri E.K., dhe i dëmtuari I.B., dalin nga automjetet, i pandehuri i pajisur me një mjet të mbrehtë – thikë, i shkakton lëndime të rënda trupore të dëmtuarit I.B. Dy të pandehurit hipin në automjet dhe largohen nga vendi i ngjarjes. Me këto veprime,E.K., ka kryer veprën penale “Vrasja në tentativë” sipas KPRK-së. Ndërsa, i pandehuri B.H., e ndihmon kryesin e veprës penale të pandehurin E.K., në shmangien e zbulimit dhe arrestimit të tij, duke e transportuar me automjet në drejtim të shtëpisë së tij, menjëherë pas kryerjes së veprës penale. Me këto veprime, i njëjti ka kryer veprën penale “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale” sipas KPRK-së. Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartëcekur për veprat penale për të cilat akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova “Uniforma të grisura, antiplumba të huazuar – Policia e Kosovës në krizë logjistike” (VIDEO) 12 minuta më parë
Kosova "Mbrojtësit pa mbrojtje – zbulohet gjendja alarmante në Policinë e Kosovës” (VIDEO) 46 minuta më parë