Lajmet e fundit
Para ndeshjes Kosovë-Austri, tifozët kanë nisur të mblidhen nëpër kafene e në rrugët e Prishtinës, në pritje të sfidës që zhvillohet në “Fadil Vokrri”.
Në mesin e tifozëve janë edhe disa austriakë, të cilët kanë ardhur nga Austria për ta mbështetur Kombëtaren e tyre në Kosovë.
Njëri prej tyre foli për Klan Kosova, duke thënë se po ndihet shumë mirë në Kosovë dhe se është pritur mirë nga qytetarët.
“Ne jemi shumë të lumtur që jemi këtu. Njerëzit në Kosovë janë të mrekullueshëm. Ne jemi shokë tani”, tha tifozi. /Klankosova.tv