22:00, 27 Qershor 2019

Një astronaut i Apollo-s, i cili u ul në hënë në vitin 1972, ka zbuluar se njerëzit mund të jenë alergjikë ndaj pluhurit në sipërfaqen e Hënës.

Kjo pasi njëgjë e tillë bëri që hunda e tij të kishte ënjtje.

Harrison ‘Jack’ Schmitt, 83 vjeç, u stërviti si gjeolog para se të udhëtonte drejt satelitit tonë me Apollo 17 dhe kaloi orë duke mbledhur dhe studiuar grimcat e imëta të sipërfaqes.

Ai i tha një ekipi në festivalin hapësinor Starmus në Zyrih se kur hoqi veshjen e tij mbrojtëse dhe u përball direkt me pluhurin, ai pësoi një reagim të menjëhershëm.

“Herën e parë që pashë pluhurin pata një reaksion alergjik, brendësia e hundës sime u bë e fryrë. Mund ta dëgjoje në zërin tim”, tha Schmitt.

“Por gradualisht kjo u largua për mua dhe, për kur për herë të katërt thitha pluhurin hënor, nuk e vura re atë.”

Ai tregoi për reagimin e çuditshëm dhe tha se disa njerëz kishin reakzione më të rënda se të tjerët.

Schmitt thotë se misionet e ardhshme do të duhej të mbrojnë njerëzit nga pluhuri korroziv, nëse duam të kolonizojmë hënën.

Konkurs Pune

Lexo më shumë