Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Njerëzit merrnin drogë në Spanjë 3000 vjet më parë, zbulon studimi

NULL NULL
07.04.2023 22:54
Spanje droga

Sipas një studimi të ri, njerëzit po konsumonin shumë droga halucinogjene në Spanjë rreth 3000 vjet më parë.

Shkencëtarët thonë se qimet nga një vend varrimi në Menorca tregojnë se qytetërimet e lashta njerëzore përdorën droga që rrjedhin nga bimët dhe shkurret, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Besohet të jetë dëshmia më e vjetër e drejtpërdrejtë në Evropë e njerëzve që marrin droga halucinogjene.

Ata kanw përjetuar efekte deliri dhe halucinacione, zbuluan studiuesit.

Gjetjet, të publikuara në revistën Scientific Reports, treguan shenja të aktivitetit njerëzor në shpellën Es Càrritx, në anën jugperëndimore të Menorca.

Shpella strehon më shumë se 200 varre njerëzore dhe besohet se ka shërbyer si një vend rituali dhe funerali për rreth 600 vjet, deri në vitin 800 pes.

Spanjë droga

Studiuesit zbuluan se substancat, të cilat kishin potencialin të ishin mjaft të forta, mund të ishin përdorur si pjesë e ritualeve të mbajtura në shpellë.

Së bashku me atropinën dhe skopolaminën, të cilat nxisin halucinacione, shkencëtarët gjetën ephedrinë, e cila rrit energjinë dhe vigjilencën.

Studiuesit vunë re gjithashtu se në shpellë u gjetën kontejnerë me motive spirale të gdhendura në kapakë.

Dëshmitë e mëparshme të përdorimit të drogës parahistorike në Evropë ishin bazuar në prova indirekte siç është shfaqja e bimëve të drogës në përshkrimet artistike.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.