22:39, 6 Mars 2019

Romani “Njëqind vjet vetmi” i shkrimtarit Gabriel Garcia Marquez do të përshtatet për herë të parë në ekran nga Netflix.

Lajmi është bërë i ditur nga kompania, duke njoftuar se kishte fituar të drejtën për të zhvilluar në seri botimin e 1967-ës, shkruan lapsi.al

Djemtë e autorit, të cilët do të jenë prodhues ekzekutiv në projekt, janë shprehur se babai i tyre kishte marrë shumë oferta gjatë viteve për përshtatur librin në film, por ai ishte i shqetësuar se historia nuk do të përkthehej mirë në rast se do të përfshihej në një film të vetëm ose edhe dy.

Sipas tyre, shkrimtari ishte gjithashtu mjaft i interesuar që tregimi të trajtohej në spanjisht.

Konkurs Pune

Lexo më shumë