Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Një vrasje e vogël aksidentale”, komedia nga trupa teatrore e Mitrovicës në skenën e Gjirokastrës

NULL NULL
24.02.2024 13:36
“Një vrasje e vogël aksidentale”, komedia nga trupa teatrore e Mitrovicës. Fotografia: Top Channel
“Një vrasje e vogël aksidentale”, komedia nga trupa teatrore e Mitrovicës. Fotografia: Top Channel

Nën interpretimin e teatrit të Mitrovicës, e nën regjinë e Marigona Bekteshit, në skenën e teatrit të Gjirokastrës u ngjit komedia e Jean Pierre e quajtur “Një vrasje e vogël aksidentale”.

Kjo komedi e bazuar në marrëdhëniet e komplikuara të dashurisë mund të shihet edhe si një eksplorim humoristik i fuqisë së gjuhës. Gënjeshtra të vogla por të shumta që shkaktojnë ngjarje me pasoja shkatërruese.

E kënaqur me mikpritjen e shfaqjes u shfaq regjisorja, raporton Top Channel, transmeton Klankosova.tv.

Gjatë komedisë që kishte ritëm dhe dinamikë interesante u sollën situata plot humor brenda një çifti ku gënjeshtrat e njërit zbulojnë sekretet e tjetrit.

Vepra njëherazi një tragjedie qesharake – ose një komedi dramatike ka të bëjë me fuqinë e rrezikshme që kanë deklaratat e vërteta dhe të rreme për të ndryshuar realitetin, nganjëherë në aspektin pozitiv e nganjëherë në atë negativ.

Një shaka e vogël  e pafajshme i tërheq personazhet e kësaj drame në mënyrë të pakontrollueshme duke i çuar ata nga një mbrëmje e qetë në shtëpi në një situatë surreale dhe shumë të rrezikshme.

Komedia u shfaqe më parë në Vlorë, dhe trupa pritet të interpretojnë edhe në qytete të tjera. Ky ishte shkëmbimi i dytë mes teatrove të Gjirokastrës dhe Mitrovicës.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.