Një vit nga vdekja e ikonës së futbollit, Diego Maradona NULL NULL 25.11.2021 11:13 25.11.2021 11:13 Sot bëhet një vit nga vdekja e legjendës së futbollit, Diego Maradona, i cilësuar nga shumë njerëz si futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave. Klubet e Argjentinës sot do të mbajnë një minutë heshtje para ndeshjeve, si dhe lojtarët do të rreshtohen në pozicionin e numrit 10, për të nderuar numrin e famshëm të fanellës së Maradonës. Në Naples do të zbulohen dy statuja të fituesit të Kupës Botërore, aty ku futbollisti kaloi një pjesë të karrierës, shkruan Timesofindia, përcjell Klankosova.tv. Maradona vdiq nga një sulm kardiak nëntorin e kaluar, në moshën 60 vjeçare, pak javë pasi iu nënshtrua një operacioni në tru. Ish-ylli i Boca Jonuiors, Barcelonës dhe Napolit luftoi për vite me varësinë nga kokaina dhe alkooli. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.