Lajmet e fundit

Një deklaratë e bërë një vit më parë nga kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, është rikthyer në vëmendje pas zhvillimeve të sotme në Parlament.
Më 10 shtator 2025, në një konferencë për media, Haxhiu kishte deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje nuk do të votonte asnjërin prej deputetëve të Listës Serbe për postin e nënkryetarit të Kuvendit, transmeton Klankosova.tv.
“Asnjërin nga deputetët e Listës Serbe nuk do ta votojmë”, kishte deklaruar atëherë Haxhiu.
Por, një vit më vonë, qëndrimi i VV-së ka rezultuar ndryshe. Sot, me 62 vota pro, deputetja e Listës Serbe, Tanja Vujoviq, u zgjodh nënkryetare e Kuvendit të Kosovës.
Ndërkohë, për postin e nënkryetarit të Kuvendit u votuan edhe Kujtim Shala nga LDK-ja dhe Emilja Rexhepi, e cila përfaqëson komunitetet joshumicë.
Në anën tjetër, PDK-ja tërhoqi përkohësisht kandidaturën e Vlora Çitakut, duke bërë të ditur se çështjen do ta adresojë në Gjykatën Kushtetuese.
Në Kushtetuese pritet të drejtohet edhe Aleanca e udhëhequr nga Ardian Gjini, e cila ka paralajmëruar kontestimin e procesit./Klankosova.tv