Një viktimë dhe 92 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri NULL NULL 05.05.2021 18:13 05.05.2021 18:13 Një person ka vdekur dhe 92 të tjerë janë infektuar me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri. Nga 2 mijë e 851 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë 24 persona në Tiranë, 13 në Shkodër, nga 5 raste në Devoll, Elbasan, nga 4 raste në Korçë, Vlorë, nga 3 raste në Krujë, Fier, Berat, Gjirokastër, Malësi e Madhe, nga 2 raste Durrës, Kurbin, Lezhë, Mirditë, Shijak, Skrapar, Patos, nga 1 rast Kavajë, Pogradec, Sarandë, Delvinë, Gramsh, Kuçovë, Poliçan, Konispol. Në 24 orët e fundit janë shëruar 842 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 113 mijë e 468 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 112 pacientë, 10 në terapi intensive, nga të cilët shtatë pacientë janë të intubuar./TCH *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.