11:47, 13 Korrik 2020

38 persona të tjerë të infektuar me koronavirus u regjistruan në zonat e banuara me serbë dhe një person ka vdekur.

Këtë e ka bërë të ditur epidemiologu serb,  Aleksandar Antonijeviq.

Poashtu bëhet e ditur se i ndjeri është nga Zubin Potok, transmeton Klan Kosova.

Në tre javët e fundit të testimit, pra nga 18 qershori, janë regjistruar 285 persona të infektuar rishtazi me Covid-19 në zonat e banuara me serbë në Kosovë, raporton Radio Kontakt Plus, transmeton Klan Kosova.

 

 

 

 

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë