Një veturë godet automjetin e KFOR-it në Leposaviq dhe largohet nga vendi i ngjarjes NULL NULL 17.12.2022 22:28 17.12.2022 22:28 Sipas burimeve të televizionit Klan Kosova, një veturë e KFOR-it është goditur mbrëmë nga një automjet tjetër në Leposaviq. Ngjarja ka ndodhur derisa automjeti i KFOR-it ka qenë i ndalur, ndërsa mësohet se vetura është larguar nga vendi i ngjarjes. Rasti i cilësuar si “Rrezikim i personave ndërkombëtarë” është lajmëruar në Polici, e me të po merret stacioni policor në Mitrovicën veriore. Klankosova.tv ka provuar gjatë ditës së sotme të marrë konfirmimin zyrtar nga KFOR-i, e edhe nga Policia e Kosovës, por deri më tani nuk ka përgjigje. /Klankosova.tv -Fotografia është ilustruese