Një vajzë tentohet të futet me dhunë në veturë, shpëtohet nga babai dhe vëllai NULL NULL 09.08.2022 09:02 09.08.2022 09:02 Një grua ka raportuar në polici se dikush ka tentuar me forcë ta fusë në veturë të hënën rreth orës 15 e 30 në Prishtinë. Sipas policisë, ajo ishte shpëtuar nga babai dhe vëllai i saj, por që thuhet se i dyshuari para se të largohej në drejtim të panjohur, ka kërcënuar me pistoletë dy burrat. “Viktima femër kosovare ka informuar se i dyshuari mashkull kosovar, ka tentuar me forcë të fusë në veturë. Pasi kanë ardhur babai dhe vëllai i viktimës, i dyshuari me pistoletë i kishte kërcënuar dhe më pas ishte larguar. I dyshuari gjendet në arrati”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti vizitoi për ngushëllime familjen e gazetarit e shkrimtarit të njohur, Bajram Sefaj 2 days