Një vajzë nga Kosova, e plagosur në sulmin në Finlandë NULL NULL 02.04.2024 19:02 02.04.2024 19:02 Oficerët e policisë bëjnë rojë jashtë shkollës gjithëpërfshirëse “Viertola” në Vantaa, Finlandë, pas të shtënave të martën. Foto: AP Ministria e Punëve të Jashtme ka konfirmuar se në mesin e të plagosurve nga sulmi në Finlandë në një shkollë është edhe një vajzë shqiptare nga Kosova. Në njoftim bëhet e ditur se MPJD-ja, përmes ambasadës së Kosovës në Stokholm është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet finlandeze dhe me familjen e vajzës së plagosur. “Në lidhje me ngjarjen tragjike që ndodhi sot në qytetin Vanta, respektivisht shkollën Viertola, ku u vra një person dhe dy të tjerë u plagosën, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës nëpërmjet Ambasadës së Republikës së Kosovës në Stokholm ka arritur që të konfirmojë nga familjarët se në mesin e të plagosurve është edhe një vajzë shqiptare nga Kosova”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv. Këtë të martë, një nxënës 12-vjeçar ka vrarë një fëmijë dhe plagosur dy të tjerë, në mesin e tyre dhe vajzën nga Kosova. Ministria e Punëve të Jashtme nuk ka dhënë detaje mbi gjendjen shëndetësore të vajzës, por sipas raportimeve të Reuters, gjendja e dy fëmijëve të plagosur është e rëndë. Të shtënat në shkollë në Finlandë: një i vdekur, dy të plagosur – arrestohet një 12-vjeçar *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova "S'e ka kuptuar pyetjen", kontradiktat e komunës së Kamenicës për punëtorët që paguan e rrijnë në shtëpi (VIDEO) 23 orë më parë
Kosova Hamza në Dragash viziton një qumështore: Do t’ju përkrahim me grante deri në 30% të vlerës së investimit 1 day