Një vajzë e re me COVID-19 del me sukses nga operacioni në Shqipëri NULL NULL 29.03.2020 19:59 29.03.2020 19:59 Ministrja e Shëndetësisë në Shqipëri, Ogerta Manastirliu ka falenderuar ekipin mjekësor në spitalin “Shefqet Ndroqi”, tashmë i shndërruar në spirtalin COVID 2, pas një ndërhyrjeje të suksesshme kirurgjkale tek një vajzë e re e konfirmuar me COVID-19. Përmes një statusi në faqen e vet në Facebook ministrja e ndau këtë lajm. “Ekipet tona mjekësore në lartësinë e detyrës.Realizohet me sukses ndërhyrja kirurgjikale urgjente tek një vajzë e re e konfirmuar me COVID-19, në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi”, nga ekipi i kirurgjisë drejtuar nga dr. Ylber Vata, së bashku me dr. Dorian Bozaxhi, dr. Arjan Vyshka, dr. Luna Hasipi, kryeinfermiere Manushaqe Hoxha dhe instrumentare e ndërhyrjes Valbona Bulku”. “Hapet sot spitali i 2 COVID, spitali “Shefqet Ndroqi” për trajtimin e pacientëve të prekur nga #COVID-19”, shkruan ministrja Manastirliu”, ka shkruar Manastirliu./euronewsalbania/ *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Shefi i EULEX-it për votimet në veri: Po angazhohemi që secili ta ushtrojë të drejtën demokratike 3 minuta më parë
Kosova Avokati i Popullit i dorëzoi Kuvendit të Kosovës raportin vjetor për vitin 2023 32 minuta më parë