“Një top u bë shkaktar”, mediat kanadeze shkruajnë për tragjedinë ku vdiqën gruaja nga Deçani me djalin e saj NULL NULL 12.06.2025 22:57 12.06.2025 22:57 Një top u bë shkaktar për vdekjen e një gruaje 34 vjeçare nga Kosova dhe djalit të saj trevjeçar. Kështu raportojnë mediat kanadeze, transmeton Klankosova.tv. Siç raportohet ngjarja kishte ndodhur mbrëmjen e së martës në një pishinë në lagjen Lachine të Montrealit. Sipas mediave atje, ekipet emergjente morën një thirrje në numrin 911 rreth orës 21:35, pas raportimeve për një incident në rrugën 20e Avenue, afër rrugës Provost. Në vendin e ngjarjes, ekipet e ndihmës së shpejtë gjetën nënën dhe fëmijën pa shenja jete. “Ata gjetën dy persona pa ndjenja,” deklaroi zëdhënësja e policisë së Montrealit, Caroline Chèvrefils. “Për fat të keq, të dy u shpallën të vdekur në vendngjarje”, theksoi ajo. Organet e rendit bëjnë me dije se ngjarja është cilësuar si aksidentale. E tronditur për ngjarjen u shpreh edhe kryebashkiakja Maja Vodanoviq. “Ishte një top që ra në pishinë, gjë që shkaktoi një sërë ngjarjesh që çuan në mbytjen e fëmijës trevjeçar dhe nënës së tij 34-vjeçare, e cila u përpoq ta shpëtonte, por për fat të keq nuk dinte not,” shkroi Vodanoviq. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.