Një tjetër aksident tragjik në Shqipëri, vdes nëna, tre fëmijët dërgohen në spital - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Një tjetër aksident tragjik në Shqipëri, vdes nëna, tre fëmijët dërgohen në spital

NULL NULL
1 month më parë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të kësaj të enjte në aksin e autostradës Milot-Mamurras.

Burime për ABC bëjnë me dije se një autoveturë që po udhëtonte në drejtim të Rinasit, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një objekt. Si pasojë, ka humbur jetën gjatë rrugës për në spital një grua. Shkak i aksidentit është bërë pagjumësia e drejtuesit, që është shoqëruar menjëherë në polici.

Sakaq, mësohet se në mjet udhëtonin një çift bashkëshortësh dhe tre fëmijët, të cilët fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.