22:52, 22 Janar 2020

Një tërmet prej 5.4 shkallë të Rihterit goditi provincën perëndimore Manisa të Turqisë të mërkurën, tha Presidenca e Turqisë për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Urgjencës (AFAD).

Ahmet Deniz, guvernatori i krahinës, tha se ka raporte se disa nga ndërtesat janë dëmtuar, por nuk është raportuar ende viktima, njofton Klan Kosova.

Sipas AFAD, tërmeti që ndodhi rreth orës 22:00 sipas kohës lokale kishte epiqendrën në këtë provincë.

Tërmeti u ndje edhe në qytetet perëndimore të Turqisë si Izmir, Manisa, Aydin dhe Denizli.

Konkurs Pune

Lexo më shumë