Një supergol nga Bernard Berisha (VIDEO) NULL NULL 15.07.2019 19:49 15.07.2019 19:49 Bernard Berisha është akteri kryesor i ndeshjes së sotme të Akhmat Groznyt ndaj Krasnodarit. Mesfushori i majtë i Kosovës fitoi penallti, humbi penallti dhe shënoi një super gol me volej. Falë golit të tij, Akhmat Grozny e nisi kampionatin rus me fitore 1:0. Fillimisht në minutën 10 fitoi vetë një penallti nga ndërhyrja e pastër e kundërshtarit. Penalltinë ia kuptoi portieri. Nuk vonoi shumë dhe në minutën 28 e shndërroi në gol një harkim të gjatë nga e djathta, duke realizuar me volej. Me këtë penallti të fituar dhe golin e shënuar, Bernardi vetëm sa konfirmoi formën e mirë që tregoi gjatë ndeshjeve miqësore. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.