Një sulm ishte planifikuar edhe në Turqi, ja si u ndalua - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Një sulm ishte planifikuar edhe në Turqi, ja si u ndalua

NULL NULL
15/11/2015

Autoritetet turke kanë deklaruar se i kanë prishur planet për një sulm të madh terrorist në Stamboll, ne të njëjtën ditë kur ndodhi tragjedia në Paris.

Policia turke ka arrestuar pesë persona të premten në Stamboll, njofton AFP-ja, përcjellë Klan Kosova.

Në mesin e të arrestuarve ishte edhe një bashkëpunëtorë i ngushtë i terroristit famkeq i njohur si “Xhihadisti John”, për të cilin ushtria Amerikane janë të sigurt së është vrarë nga një sulme nga ajri në Siri.

Autoritete turke janë duke hetuar se cilat ishin lidhjet mes të arrestuarve të tyre dhe terroristëve që kryen sulmet e së premtes në Paris, njofton Klan Kosova.

klankosova.tv