16:44, 29 Maj 2020

Një shtetas i huaj e ka humbur jetën pasditen e së premtes në ujërat e lumit Buna në Shkodër.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Darragjatë të njësisë administrative Dajç, ku shtetasi maroken me pasaportë franceze ka hyrë në ujërat e lumit Buna dhe nuk ka dalë më prej aty.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërkohë që palombarët kanë shkuar në vendngjarje dhe po kërkojnë për trupin./ A2 CNN

Konkurs Pune

Lexo më shumë