Një shqiptar në mesin e të lënduarve nga aksidenti tragjik në Greqi NULL NULL 01.03.2023 12:10 01.03.2023 12:10 Nga aksidenti në mes të dy trenave në Greqi, ku vdiqën 36 njerëz dhe u lënduan 85 të tjerë, mbeti i lënduar edhe një shqiptar, i cili ndodhej në vagonin e fundit gjatë udhëtimit. Ai u dërgua në spitalin e Selanikut dhe aktualisht ndodhet në shtëpi. Përplasja ka ndodhur pak pas mesnate kur treni i pasagjerëve me destinacion nga Athina në Selanik është përplasur me një tren mallrash me drejtim të kundërt dhe ka marrë zjarr. Sipas dëshmitarëve okularë dy vagonët e para janë shkatërruar tërësisht, ndërsa tre vagonë të tjerë të trenit të pasagjerëve kanë dalë jashtë shinave. Mbi 40 ambulanca kanë shkuar në vendngjarje, si dhe repartet e zjarrfikësve me 150 vetë, 32 policë me 15 mjete kanë izoluar vendin e aksidentit, spitalet e gjithë zonës janë vënë në gatishmëri për të trajtuar të lënduarit./TCh Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.