Një shesh në Niagara Falls City të Kanadasë do ta mbajë emrin “Nënë Tereza” (VIDEO) NULL NULL nga Enis Reçica 22.05.2023 10:46 nga Enis Reçica 22.05.2023 10:46 Emri i humanistes shqiptare, “Nënë Tereza” është i njohur nga shumë kush, kudo në botë. Edhe kanadezët e njohin dhe e respektojnë atë. Bile, shumë shpejt, një rrugë, shesh, apo institucion atje do të mbajë emrin e Gonxhe Bojaxhiut. Kështu ka bërë të ditur në Sytë 7 në Klan Kosova zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri. Ai tha se ky koordinim u arrit me udhëheqësit e qytetit të Niagara Falls. Vokrri, në Sytë 7 tha se së shpejti do bëhet edhe binjakëzimi i parë ndërkomunal mes Junikut dhe një qyteti në Kanada. Ai, në vizitën e tij njëjavore në Kanada, tha se ka kuptuar që nuk ka shumë bashkëpunime mes Kosovës dhe këtij vendi, ndonëse ky vend është tejet i gatshëm ta bëjë një gjë të tillë. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Abdixhiku: I vonshëm shkarkimi i udhëheqësisë së KEK-ut, përgjegjësi politike për mafinë energjetike 19/04/2023