Një rrëfim interesant - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Një rrëfim interesant

NULL NULL
02.04.2015 07:38
Nuri Sahin zbulon se ka qenë afër transferimit te Arsenal në vitin 2005, mirëpo një gjë të tillë e kishte penguar familja e tij.

Mesfushori i Borussia Dortmund, Nuri Sahin, ka zbuluar se ka qenë afër transferimit te Arsenali në vitin 2005.

Sipas turkut, pengesë në atë kohë kishte paraqitur familja e tij e cila nuk e kishte lejuar që ai të transferohej te skuadra angleze.

“Kur isha në moshën 17-vjeçare, Arsenal bënte përpjekje të mëdha për të më transferuar. Mirëpo, familja ime nuk dëshironte që unë të shkoja në Angli”, deklaroi turku për Nrvspor.

“Ata e dinin që Dortmundi do ngrihej dhe unë u jam mirënjohës për këtë. Pas ofertës, Dortmund e kuptoi që unë jam i vlefshëm”.

Sahin më herët ka qenë pjesë e Real Madridit, ndërsa më pas ishte huazuar për pesë muaj te Liverpool.