Një rajon në Gjeorgji do të mbajë referendum për bashkimin me Rusinë NULL NULL 2 weeks më parë 2 weeks më parë Rajoni separatist Osetia Jugore do të mbajë një referendum nëse do të bëhet apo jo pjesë e Rusisë, sipas një lideri lokal. Anatoli Bibilov tha se ishte “aspirata historike” e popullit të tij për t’u bashkuar me Rusinë. Votimi do të bëhet më 17 korrik, raporton agjencia e lajmeve Tass, përcjell Klankosova.tv Moska e njohu Osetinë e Jugut dhe rajonin bregdetar të Abkhazisë si të pavarur, pas një lufte me Gjeorgjinë në vitin 2008. Ajo ka ofruar mbështetje të gjerë financiare, ka ofruar shtetësinë ruse për popullsinë e tyre dhe ka vendosur mijëra trupa atje.