Lajmet e fundit

Xheneta Krasniqi, motra e ish-banorit të Big Brother VIP Kosova, Laurent Krasniqi, ka ndarë një dedikim prekës në rrjetet sociale, pas humbjes së të vëllait në një aksident trafiku me motoçikletë.
Në një postim të ndjerë, Xheneta ka shprehur dhimbjen e madhe për humbjen e vëllait të saj të vetëm, duke thënë se ende nuk po arrin ta besojë se ai nuk është më.
“Vllau jem, po ta shkruj këtë me lot në sy e me një zemër që hala nuk po e beson që ti nuk je ma”, ka shkruar ajo.
Ajo ka kujtuar momentet e fundit me të vëllanë, duke theksuar se nuk e kishte ditur që përqafimi i fundit do të ishte i fundit për gjithë jetën.
“Ti ike shumë i ri, shumë shpejt, e le pas vetes një boshllëk që askush nuk ka me mujt me e mbush. Unë e humba vllaun tem të vetëm, por bota humbi një njeri të mirë, një shpirt të pastër, një njeri që nuk e meritonte me u largu kaq herët”, thuhet në dedikimin e saj.
Xheneta ka treguar se tashmë kujtimet, fotografitë dhe momentet e përbashkëta janë bërë pasuria e saj më e madhe.
“Nuk po di qysh me vazhdu jetën pa ty, por po premtoj që kam me të mbajt me vete në çdo hap. Kam me fol për ty, kam me të kujtu, kam me u lut për ty dhe kam me të dasht deri në ditën kur edhe unë të vi aty ku je ti”.
“Pusho i qetë, vllau jem i vetëm. Nëse dashnia do të mundej me të kthy, ti do të ishe prapë këtu në krahët e mi. Malli për ty nuk ka me u shu kurrë. Ti nuk je veç një kujtim për mu, ti je një pjesë e zemrës teme që vdiq bashkë me ty”, ka shkruar ajo./Klankosova.tv