Një pjesë e Gjakovës pa rrymë NULL NULL 31.07.2015 10:17 31.07.2015 10:17 Mëngjesin e hershëm sot në Gjakovë, për shkak të problemeve në rrjetin e KOSTT, një pjese e qytetareve kanë mbetur pa furnizim me energji elektrike, njofton KEDS, transmeton Klan Kosova. “Disa probleme në stabilimentet e NS 110/ 35 kV Gjakova 1 te operatorit të transmisionit KOSTT, në disa pjesë të qytetit të Gjakovës është bërë ndërprerja e furnizimit me energji elektrike nga orët e hershme te mëngjesit”, thuhet në komunikatë. “Nga KOSTT jemi informuar që janë duke bërë të pamundurën për të rregulluar problemin në afatin më të shkurtë të mundshëm kohor”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Bulliqi bën homazhe në 25-vjetorin e masakrës së familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu 39 minuta më parë
Kosova Kusari-Lila “e pengon” Tahirin teksa flet në foltore: Këtë detyrë duhet ta kryej Glauku, jo unë 2 orë më parë