Një peshkaqen i rallë kapet në ujërat e Vlorës NULL NULL 03.12.2024 09:18 03.12.2024 09:18 Një peshkaqen i rrallë, i quajtur ‘Derr’ ka përfunduar në rrjetat e peshkatarëve pranë Qendrës së Peshkimit Orikum, në zonën e Pashalimanit. Peshkatarët, të ndërgjegjshëm për rëndësinë e mbrojtjes së kësaj specieje, kontaktuan menjëherë me specialistët e fushës për të përcaktuar karakteristikat e saj. Sipas ekspertëve, ky peshkaqen jeton kryesisht në thellësi 200-600 metra dhe ushqehet me vezët e peshkaqenëve të tjerë. Zona e Pashalimanit është e njohur për shfaqjen e specieve të veçanta, ndoshta për shkak të rrymave unike që karakterizojnë këtë territor. Kryesisht ky lloj peshkaqeni jeton në ujërat e thella në Mesdhe dhe Atlantikun Lindor. Ai është një nga peshkaqenët më të rrallë dhe është pjesë e familjes Oxynotidae./A2Cnn *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Haradinaj e ruan me shumë krenari uniformën e tij personale të UÇK-së (VIDEO) 12 minuta më parë
Kosova Haradinaj hap dyert e Kullës në Gllogjan: Është e popullit, u ndërtua me gurë të kullave të djegura (VIDEO) 35 minuta më parë
Kosova Abdixhiku në Gadime të Lipjanit: LDK-ja ka popullin pas, jemi ngritur në këmbë tashmë 54 minuta më parë