Një person i shpëton atentatit në Shkodër NULL NULL 29.06.2020 13:42 29.06.2020 13:42 Ndaj një personi në fshatin Vukatanë në Shkodër është qëlluar me armë zjarri. Ngjarja është shënuar mesditën e sotme në rrugën e fshatit Vukatanë, Shkodër, ku në rrethana të paqarta është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti me drejtues shtetasin F.H. Nga të shtënat nuk ka asnjë person të lënduar, njofton Top-Channel përcjell Klan Kosova. Njoftimi i plotë: Shkodër/Informacion paraprak Më datë 29.06.2020, rreth orës 12:30, në rrugën e fshatit Vukatanë, Shkodër, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit tip “Hyundai”, me drejtues shtetasin F. H. 30 vjeç, banues në fshatin Dobraç, Shkodër. Nga të shtënat nuk ka asnjë person të lënduar. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor. Si rezultat e veprimeve të shpejta janë shoqëruar disa persona dhe dyshohet se mes tyre mund të jenë edhe autorët e ngjarjes. Vijon krehja e zonës dhe grupi hetimor po vijon punën për fiksimin e çdo prove që mund të shërbejë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti mori pjesë në ekspoziten e botimeve të huaja për Kosovën - “Kosova në gjuhët e botës” 6 minuta më parë
Kosova GJKKO u sekuestron pasuria një shtetasi nga Kosova e tjetrit nga Shqipëria, hetohen për trafikim droge 6 minuta më parë