Lajmet e fundit

Një person është gjetur pa shenja jete mëngjesin e së martës, në fshatin Jelloc të Komunës së Klinës.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar Driton Rugova, zëdhënës rajonal i policisë për rajonin e Pejës.
“Njësitë policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa në vendngjarje ka dalë edhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës”, ka deklaruar Rugova.
"Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për obduksion", theksoi ai transmeton Klankosova.tv.
Rasti është cilësuar si “Hetim i vdekjes” dhe, sipas Policisë, mbetet nën hetim nga organet kompetente.