Një pacient me Covid-19 në Klinikën Infektive në gjendje kritike - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Një pacient me Covid-19 në Klinikën Infektive në gjendje kritike

NULL NULL
22/04/2020

Në Klinikën Infektive të Qendres Klinike dhe Universitare të Kosovës janë të hospitalizuar 62 pacientë.

58 prej tyre janë të sëmurë me Covid-19.

Sipas njoftimit 46 raste janë në gjendje stabile, 11 janë në oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Në mjekimin intensiv vazhdon të jetë në gjendje kritike një pacient, i cili është në ventilim mekanik dhe përkujdesje intensive.

Sot do të lirohen nga klinika katër pacientë të shëruar nga infeksioni me Covid 19.

Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, nuk ka raste të reja të infeksionit brenda-spitalor.