Një nga jahtet më të mëdhenj në botë ankorohet në portin e Durrësit NULL NULL 30.06.2025 09:37 30.06.2025 09:37 Në Portin e Durrësit ka mbërritur mëngjesin e sotëm super-jahti “Opera”, një nga jahtet më të mëdha dhe luksoze në botë, në pronësi të Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan, ministër i Jashtëm i Emirateve të Bashkuara Arabe dhe anëtar i familjes mbretërore. “Opera”, i ndërtuar në vitin 2022 nga kompania prestigjioze gjermane Lürssen, ka një gjatësi prej rreth 146 metrash dhe vlerësohet në rreth 450 milionë dollarë, raporton Topchannel, transmeton Klankosova.tv. Kjo ndalesë në Shqipëri lidhet me furnizimin me karburant, një nga arsyet kryesore pse jahtet turistike e zgjedhin portin e Durrësit si ndalesë të preferuar në rajon. Sipas burimeve portuale, “Opera” do të furnizohet me 320 mijë litra naftë, me një çmim prej 1 euro për litër, ndërsa 20 lekë për litër shkojnë drejtpërdrejt në buxhetin e shtetit. Jahtet turistike vazhdojnë ta shohin Shqipërinë si një stacion strategjik në Mesdhe për furnizimin me karburant, falë lehtësirave fiskale dhe shërbimeve portuale në rritje. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Momenti kur policët keqtrajtojnë të dyshuarin gjatë arrestimit në Klinë (VIDEO) 13 minuta më parë