Një mysliman në krye të Nju Jorkut? (VIDEO) NULL NULL 26.06.2025 14:28 26.06.2025 14:28 Nju Jorku A do të bëhet Nju Jorku qyteti i dytë më i madh perëndimor pas Londrës që zgjedh një mysliman për kryetar bashkie? Lidhur me këtë, në “Kosova Today” folën Mirlind Behluli, Sadri Kortoçi e Altin Goxhaj, transmeton Klankosova.tv. Behluli thotë se qasja ka ndryshuar shumë me ardhjen e fuqishme të të djathtës ekstreme në Amerikë. Derisa Kortoçi thotë se është surprizë një vendim i tillë. “Mënyra se si sot njerëzimi po rritet në kushte shume artificiale, duket se edhe njerëzve të Nju Jorkut po i pëlqen e majta”, u shpreh ai. Ndërsa Goxhaj thotë se ka disa kontradikta në këtë rast. “Kemi të bëjë me një model komunist komplet liberal. Ai në Amerikë konsiderohet komunist ekstrem”, u shpreh Goxhaj. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Udhëheqësi suprem i Iranit paralajmëron Izraelin për kosto të rëndë për agresionin e tij 11 minuta më parë