Një muaj paraburgim të dyshuarit për vrasjen e baxhanakut të tij

Një muaj paraburgim të dyshuarit për vrasjen e baxhanakut të tij

NULL NULL
2 weeks më parë

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e prokurorisë për paraburgim prej 30 ditësh të të dyshuarit për vrasjen e baxhanakut të tij në fshatin Pakashticë të Podujevës.

Personi me inicialet F.B. ngarkohet me veprën penale “Vrasje nga pakujdesia”.

Këtë e konfirmoi për Klankosova.tv avokati i të dyshuarit, Naim Rudari.

30-vjeçari, që vdiq para dy ditësh në Pakashticë të Podujevës, dyshohet se u qëllua nga baxhanaku i tij nga pakujdesia, derisa kishin dalë për gjueti.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, të premten, ka kërkuar masën e paraburgimit për të pandehurin F.B., nën dyshimin për vrasjen e baxhanakut të tij M.K. në fshatin Pakashticë, Komuna e Podujevës.