13:06, 10 Prill 2020

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar një muaj paraburgim zyrtarit policor R.A për keqtrajtim gajtë ushtrimit të detyrës zyrtare ndaj një 21 vjeçari me iniciale L.B.

I riu ka marrë lëndime serioze në kokë dhe si pasojë e tyre ka pasë edhe sulm në tru, njofton Klan Kosova.

“Gjykata ka konstatuar se masa e paraburgimit është caktuar pasi që ekzistojnë rrethanat që tregojnë rrezikun se po të gjendet i pandehuri R.A në liri mund të ndikojë në dëshmitar por edhe në të dëmtuarin i cili akoma nuk është dëgjuar për shkak të gjendjes së tij të rëndë shëndetësore, po ashtu Gjykata vlerëson se në rastin konkret ekziston rreziku i përsëritjes së veprës penale, pasi që në shkresa të lëndës ka prova se kjo është hera e dyte qe i pandehuri R.A ka ushtruar ndaj të dëmtuarit L.B”.

Zyrtari policor po dyshohet për kryerjen e dy veprave penale: Lëndim i rëndë trupor Keqtrajtimi gjatë ose autorizimeve publike.

Konkurs Pune

Lexo më shumë