Një muaj paraburgim për Ikballe Hudutin (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Një muaj paraburgim për Ikballe Hudutin (VIDEO)

NULL NULL
09/01/2020

Fshirja e postimeve nga Facebook-u nuk i ndihmoi.

Të enjten Ikballe Berisha Hudutit iu vazhdua qëndrimi në paraburgim edhe për një muaj.

Është kjo përgjigja e Gjykatës Themelore të Prishtinës ndaj kërkesës së Prokurorisë Speciale për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurës.

Huduti e cila këtë ditë doli para gjyqit, po akuzohet se kreu veprën penale “shtytja për kryerjen e veprave terroriste”.

Shkas për arrestimin e saj u bënë disa statuse kundër sulmit me dron të kryer nga ushtria amerikane e ku mbeti i vrarë gjenerali i lartë iranian, Kasem Soleimani.

Kronikë e përgatitur nga gazetarja Mejreme Gashi.

klankosova.tv