Një muaj paraburgim për hajnin NULL NULL 07/05/2015 07/05/2015 Gjykatës Themelore në Gjilan, sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Gjilan, ka urdhëruar mbajtjen në paraburgim për të pandehurin N. B., në kohëzgjatje prej 1 muaji. Gjykata Themelore e Gjilanit ka vendosur masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 muaji për të pandehurin N.B. nga Ferizaj që kishte kryer vjedhje në disa shtëpi të fshatrave të Gjilanit si dhe i kishte kanosur edhe me armë zjarri të dëmtuarit. Sipas kësaj gjykate, N. B. nga fshati Surqin e Ferizajt dyshohet se ka kryer veprat penale, vjedhje grabitqare si dhe vjedhje grabitqare në tentativë. N. B. do të qëndroj në paraburgim nga 5 maji deri më 4 qershor të këtij vit.
Kosova Spahiu: Lufta në Ukrainë, mundësi që Kosova të njihet nga Serbia me çmim më të ulët (VIDEO) 18/08/2022