Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen e 15 vjeçarit në Prizren (VIDEO)

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen e 15 vjeçarit në Prizren (VIDEO)

NULL NULL
1 month më parë

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të miturit J.K., I dyshuar për vrasjen e 15 vjeçarit në Prizren.

Rasti ndodhi të hënën kur një 15 vjeçar vdiq në Prizren pas therjes me thikë nga një bashkëmoshatar i tij.

Viktima ishte përfshirë në një zënkë mes 5 personash, në rrugën “Ylber Fana” në këtë qytet e cila ia mori jetën.

“Gjyqtarja e procedurës për të mitur, pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, ka vërtetuar se ekziston dyshimi i bazuar, se i miturika kryer veprën penale për të cilën dyshohet, dhe kjo rrjedh nga provat e mbledhuraderi në këtë faze”, thonë nga gjykata në Prizren.

Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të miturit J.K., ka vlerësuar seekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së Paraburgimit, pasi që nga provat embledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se:Në ditën kritike, i mituri J.K., e privon nga jeta të dëmtuarin L.B., në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje që kishte me viktimën pasi që dalin nga shkolla dhe në afërsi të internetit kafes fillon përleshja në mes tyre, me ç’rast i mituri e nxjerr thikën dhe e godet në regjionin e gjirit të majtë dhe si pasojë e cilës fëmija L.B., ndërron jetë”, thuhet në një njoftim për media të Gjykatës së Prizrenit, transmeton Klan Kosova.

Therje me thika në Prizren, vdes 15 vjeçi (VIDEO)