Një muaj paraburgim të dyshuarit për sulmin me thikë ndaj policit në Pejë NULL NULL 21.08.2019 16:48 21.08.2019 16:48 Gjykata e Pejës, ka aprovuar kërkesën e prokurorisë së këtij qyteti për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit A.Z, i cili dyshohet për sulmin me thikë të një polici në Pejë. “Me datë 20.08.2019, rreth orës 11:55, në Pejë, me dashje eventuale ka tentuar ta privoj nga jeta zyrtarin e Policisë së Kosovës, në atë mënyrë që pa asnjë paralajmërim i afrohet të dëmtuarit dhe me thikë tenton ta godas në pjesën e përparme të gjoksit, me ç’rast i dëmtuari arrin që t’i shmanget mirëpo merr lëndime në anën e djathtë të abdomenit. Të njëjtën ditë, pas bastisjes së banesës së të pandehurit, të njëjtit i gjendet në posedim substanca e dyshuar e llojit “Marihuanë”, në peshë prej 2.8 gram”. Me këto veprime i pandehurit dyshohet se ka kryer veprat penale vrasje e rëndë e mbetur në tentativë dhe posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge. Të pandehurit A.Z i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji. Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 14 orë më parë